‘Aleanca’ Kinë-Rusi/ Eksperti: SHBA duhet të ndryshojë strategji

schedule20:41 - 22 Mars, 2023

schedule 20:41 - 22 Mars, 2023

Eksperti Enri Hide, i ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” në Abc News me gazetarin Artur Zheji theksoi se Rusia nuk është konkurrenti numër një i SHBA-ve por Kina. Sipas ekspertit gjeopolitik, me aleancën e re të krijuar mes Kinës dhe Rusisë, SHBA-ja do të duhet që të ndryshojë rregullat e saj strategjike.

“Mendoj se SHBA-të tashmë duhet të bëjnë llogaritë me një aks të ri dhe duhet të ndryshojnë me shpejtësi, të përshtaten me kushtet e reja strategjike në terren dhe me aleancën që po faktohet me një ritëm të shpejtë, ndoshta edhe të papritur për shumë analistë midis Rusisë dhe Kinës.

Sot SHBA nuk e kanë Rusinë konkurrentin numër 1. Në strategjinë e sigurisë kombëtare të Biden, shteti kundërshtar kryesor është Kina, si kundërshtari kryesor ekonomik, ushtarak dhe strategjik. Mendoj se do të jetë e ndryshme strategjia e amerikanëve deri tani nga ajo që do të shohim në javët në vazhdim.

Reagimi amerikan do të varet nga lloji i ndihmës së Kinës ndaj Rusisë, nga shpejtësia e kësaj ndihme, nga lloji i sanksioneve kundrejt Kinës. Mendoj se jo vetëm amerikanët dhe partnerët evropianë janë të vendosur. Kina ka ndërhyrë duke blerë aksione në fondet sovrane në bankat e mëdha.

Sanksionet do të jenë fillimisht të natyrës ekonomike. Po hyjmë në një epokë ku gara e armatimit do të ecë paralel me sanksionet. Kina sot ka thënë se unë nuk jam më e kënaqur nga shpërndarja e fuqisë në arenën ndërkombëtare. Ju nuk duhet të jeni të vetmit që duhet të pyeteni.”, tha Hide. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!