Kryeministrja e Estonisë: NATO duhet të përgatitet për një konfrontim të gjatë në Ukrainë

schedule17:10 - 22 Mars, 2023

schedule 17:10 - 22 Mars, 2023

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas deklaroi se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një luftë të gjatë në Ukrainë, duke u bërë thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

“Rusia është përgatitur për një përballje të gjatë dhe kështu duhet edhe ne”, u shpreh Kallas, shkruan CNN.

Kallas u kërkoi vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes përtej kufirit prej 2%.

“Estonia ka rritur ndjeshëm buxhetin e saj të mbrojtjes, do të arrijë në 3% të PBB-së deri në vitin 2024. 2% e PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes duhet të jetë dyshemeja, jo tavani”, theksoi ajo.

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat e reja tregojnë se më pak se një e katërta po përmbush objektivin e aleancës.

Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar tregoi se bota është bërë më e pasigurt dhe se aleatët e NATO-s duhet të përgjigjen duke vendosur dhe përmbushur qëllime më ambicioze ushtarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!