Sot, Mesut Ozil njoftoi tërheqjen nga futbolli. Ylli gjerman ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme ku është spikatur shumë për fantazinë dhe talentin e tij në fushën e blertë.
Tashmë thuhet se edhe Bojan Krkic do të njoftojë zyrtarisht tërheqjen e tij ditën e nesërme. 32-vjeçari spanjoll pritet ta bëjë këtë në një konferencë për shtyp të planifikuar për nesër në mëngjes.
Pavarësisht moshës së tij, ish-sulmuesi i Barcelonës ka vendosru që aventura me skuadrën japoneze Vissel Kobe të ishte e fundit e tij si lojtar.
Krkic ka pasur aftësi dhe talent, por nuk mundi dot kurrë të shpërthente./ h.ll/abcnews.al