Udhëheqësi kinez Xi Jinping është larguar nga Rusia dhe po kthehet në Kinë, sipas medias shtetërore kineze CCTV.
“Më 22 mars në mëngjes me orën lokale, presidenti Xi përfundon vizitën e tij shtetërore dhe niset nga Rusia për në Kinë”, raportoi CCTV.
Kjo i jep fund një vizite shtetërore tre-ditore, në të cilën udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të thellojnë lidhjet në një shfaqje uniteti që ka rritur shqetësimet se Pekini do të sigurojë mbulim për luftën e Kremlinit në Ukrainë./abcnews.al