“Personaliteti i vitit në Zvicër”, shqiptarja bën thirrje: Më votoni, jam frymëzim për vajzat e reja

schedule10:48 - 21 Mars, 2023

schedule 10:48 - 21 Mars, 2023

Shqipe Sylejmani është shkrimtarja dhe aktivistja shqiptare, që është përzgjedhur mes personaliteteve të vitit 2022 nga Festivali Prestigjoz në Zvicër. Ajo ka botuar dy libra, edhe aktualisht i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë që të shpallet fituese më datën 1 prill.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Shqipja ka treguar se tashmë është kthyer edhe një frymëzim për të gjitha vajzat shqiptare në Zvicër, që duan të kenë një karrierë të mirë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre.

Çdo herë kur një vajzë e re shikon një shqiptare që përmendet në TV, apo ka një karrierë të mirë, është në vizibilitet edhe të komunitetit jo vetëm shqiptar, por edhe të Zvicrës. Shpresoj edhe një inspirim për të gjitha vajzat e reja të shkojnë edhe ato në këtë drejtim, që të shprehin kulturën e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Dihet që rruga e shqiptarëve në Zvicër nuk është e lehtë dhe unë këtë nominim e kam marrë. Tani shpresoj që ndjekësit e zemrës të votojnë në të gjithë Zvicrën. Deri në fund të marsit merret verdikti dhe më 1 prill shpallet personi i vitit 2022. Të gjithë ata që duan të votojnë e kanë linkun në rrjetet sociale, mund të votojnë vetëm personat që janë në Zvicër”, tha ndër të tjera ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!