Vladimir Putin i ka thënë Xi Jinping se ka shqyrtuar propozimin e Kinës për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës.
Televizioni shtetëror rus shfaqi pamjet e takimit të lidërve në Kremlin, me Putinin që i tha homologut të tij kinez: “I dashur mik, mirë se erdhe në Rusi”.
“Unë e di që ju personalisht dhe të gjithë miqtë tanë kinezë keni një pikëpamje të drejtë dhe të ekuilibruar për shumicën e çështjeve aktuale ndërkombëtare,” vazhdoi Putin.
Xi i tha Putinit se vendet e tyre “duhet të kenë marrëdhënie të ngushta” përpara se të përgëzonte liderin rus për udhëheqjen e tij të fortë, për të cilën ai thotë se ka lejuar Rusinë të përparojë, sipas citimeve të Reuters.
/abcnews.al