Xi Jinping në Moskë, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar i kërkojnë Pekinit t’i japë fund luftës

schedule14:18 - 20 Mars, 2023

schedule 14:18 - 20 Mars, 2023

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Ukrainës i kanë kërkuar Xi Jinping të Kinës që të përdorë udhëtimin e tij në Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se udhëtimi i Xi ishte në vëmendjen e të gjithëve dhe se vendi i tij priste që udhëheqësi kinez të përdorte ndikimin e tij në Moskë për ta bërë Putinin t’i japë fund luftës agresive kundër Ukrainës.

Gjithashtu edhe një zëdhënës i Downing Street tha se Xi duhet ta përdorë vizitën e tij për të inkurajuar presidentin rus Vladimir Putin që të tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe “të pushojë së bombarduari qytetet, spitalet, shkollat ​​e Ukrainës dhe të ndalojë disa nga këto mizori”.

Më herët, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se çështjet e diskutuara në planin e paqes të Kinës do të diskutohen gjatë negociatave, në një mënyrë apo tjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!