Milo Gjukanovic dhe Jakov Milatovic janë dy kandidatët që shkojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentin të ri në Malin e Zi.
Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku me një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Mali i Zi, bëri me dije se Milatovic ka qenë supriza e këtyre zgjedhjeve dhe qytetarët malazez janë shprehur se kanë votuar politikanin e ri për shkak të premtimeve në lidhje me ekoniminë që ai ka bërë.
Linda po ashtu bën me dije se lajmi i mirë që dy kandidatët fitues janë kandidatë pro-evropian.
Tanimë fitues duket se do ta përcaktojnë koalicionet dhe me interes do shihet se kë do të mbështesë Andrija Matic, i cili mori 19% të votave dhe Aleksia Becic që mori 11%.
“Në fakt ne e kemi thënë që pritej që Gjukanovic do të kalonte në raundin e dytë. Partia e tij është më e madhja në Malin e Zi.
Aj që ishte surprizë është Millatovic, një politikan i ri, por me ide të qarta me qasjen pro-perëndimore.
Malazezët që kanë votuar për Millatovic, dhe argumenti kryesor se pse ata kanë votuar Millatovic, ka qenë ekonomia.
Në këto zgjedhje fitoi opsioni pro-evropian. Kandidatët me prirje pro-serbe, nuk arritën të kalonin në raundin e dytë.
Interesante është të shihet që koalicionet që do të bëhen nga do të shkojnë votat. Nga do të jenë votat e shqiptarëve apo edhe minoriteteve të tjera.
Raundi i dytë tradicionalisht ka pasur më pak pjesëmarrje.
Në kombinimin që kemi tani nuk asgjë të sigurtë se kush do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi”, tha Linda.
Në lidhje me atë që mund të ndryshojnë pakicat në Malin e Zi, përfshirë edhe atë shqiptare, gazetarja u shpreh se do të shihet se kujt do t’i japë mbështetje Mandic dhe Becic, pasi mund të rezultojë që vota e pakicave të mos të ketë peshë.
“Vota e pakicave në raundin e dytë është vendimtare për fituesin. Është e paqartë se ku do shkojnë votat e Andrija Mandic, i cili ka marrë 19%.
Do të varet shumë se nga do të shkojnë votat e Mandic dhe Becic.
Votat e pakicave sido që të jenë , ndoshta nuk mund të kenë të njëjtin impakt në raundin e dytë sa ka Mandic dhe Becic.
Në të 7 kandidatët ka pasur një afërsi politike, me dy kandidatët fitues. Disa prej kandidatëve që kanë marrë 1 ose 2% nuk është se kanë peshë.
URA, ka mbështetur Aleksa Becic, ndërkohë partitë shqiptare nuk kanë pasur asnjë orientim.
Do të shikojmë një 14 ditësh intensiv. Një betejë e dytë elektorale, por edhe përpjekje për koalicionet.
Kjo do të tregojë shumë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të bëhen në Malin e Zi.
Ajo që është më e rëndësishme është që të dy kandidatët fitues janë pro – evropian,” shtoi ajo.
Në lidhje me votues tradicional, Linda tha se Gjukanovic do ta ketë elektoratin e tij, por Milatovic është ai që mund të përmbysë gjithçka nëse bën për vete elektoratin gri.
“Retorika politike ka qenë, ose votohet për Malin e Zi evropian, ose votohet për kandidatë që premtojnë të kundërtën.
Nuk pritet që të ketë lëvizje në elektoratin tradicional.
Në rastin e Milatovic, pasi ai do të përfaqësonte një përmbysje dhe do të tregonte se ata duan të vazhdojnë rrugën evropiane, por me një politikan të ri.
Ky është rasti për votuesit e elektoratit gri dhe pjesëmarrja e tyre do të bënte ndryshimin.
Gjukanovic mban elektoratin e tij, ndërsa Milatovic po krijon elektoratin e ri,” u shpreh Linda Karadaku.r.t/abcnews.al