Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e Messit me PSG në pikëpyetje, tifozët kundër argjentinasit

schedule10:29 - 20 Mars, 2023

schedule 10:29 - 20 Mars, 2023

PSG është shokuar në Parc des Princes nga Rennes duke u mposhtur me rezultatin 0-2. Një gol për secilën pjesë vuri me shpatulla pas muri ekipin e Parisit dhe pa një tifozeri të revoltuar në shkallët e stadiumit.

Pas përfundimi të sfidës, trajneri i PSG-së, Galtier, tha se është ende herët për të folur për të ardhmen e Messit, por duket se stadiumi nuk mendonte të njejtën gjë.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas duket gjithnjë e më e largët në Paris, ku përveç faktit se nuk ka pranuar ende të ulet e të bisedojë për kontratën e rinovimit, pa dhe një stadium të revoltuar ndaj tij ku brohoritjet dhe ofendimet nuk munguan për kampionin e botës. Ai gjithashtu u largua nga fusha duke mos duartrokitur tifozët e PSG-së ashtu siç pjesa tjetër e skuadrës po e bënte/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!