Ju keni mysafirë në shtëpi, por nuk keni pasur kohë ta bëni shtëpinë tuaj të pastër dhe të rregullt sa do të dëshironit. Megjithatë, ka disa mënyra për ta bërë atë të duket më e pastër dhe më e mbledhur se sa është në të vërtetë.
Prandaj përqendrohuni në tre pika kryesore…
Mblidhni gjërat nga sportelet
Është gjëja e parë e cila bie në sy dhe tregon një shtëpi në rregull ose jo. Truku më i mirë për ta bërë një shtëpi të duket pa njolla janë sipërfaqet e pastra. Nga banaku i kuzhinës në tualet, mbani sipërfaqet të rregullta duke mbledhur gjërat në njërën anë derisa të bëni pastrimin përfundimtar.
Aromat e dhomave
Ndizni qirinj aromatike dhe hiqni aromat nga shtëpia me sprej pastrimi dhe freskues ajri. Ata mund t’ju shpëtojnë në një kohë kur shtëpia nuk është pastruar vetëm. Do të duket sikur sapo keni mbaruar pastrimin.
Batanijet dhe jorganët do t’ju ndihmojnë
Disa mbulesa të këndshme janë të shkëlqyera për të mbuluar çarçafët që nuk janë bërë në mënyrë perfekte. Kjo në rast se i keni lënë të hapura dyert e dhomës së gjumit. Përhapni një batanije në krevat ose divan dhe keni ndryshuar plotësisht imazhin.