Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra në Teksas, një krim urrejtjeje

schedule21:30 - 4 Gusht, 2019

schedule 21:30 - 4 Gusht, 2019

Hetimet paraprake mbi masakrën e ndodhur në El Paso të Teksasit, ku mbetën të vrarë 20 persona, sugjerojnë se ishte një krim i nxitur nga urrejtja. Kjo, pasi autoritetet kanë konstatuar se autori kishte prirje ekstremiste dhe nacionaliste.

Masakra në supermarketin Uollmart, në qytetin El Paso të Teksasit, që la 20 të vdekur, mund të ketë qenë një krim urrejtjeje. Kështu kanë deklaruar autoritetet amerikane, të cilat po vazhdojnë hetimet mbi ngjarjen e rëndë, që la gjithashtu 26 të plagosur. Autori, një 21-vjeçar i bardhë, u arrestua nga policia në qendrën tregtare ku ndodhi ngjarja, që ndodhet pranë kufirit SHBA-Meksikë.

Një dokument i postuar online pak përpara sulmit, që dyshohet të jetë shkruar nga agresori, vë në dukje sipas autoriteteve prirjet e tij nacionaliste dhe raciste. Në manifestin e publikuar, sulmi cilësohej një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik të Teksasit”.

Hetuesit megjithatë nuk kanë dhënë një motiv të saktë për sulmin, por shefi i policisë së El Pasos, Greg Alen tha se pista e urrejtjes është më e privilegjuara. Zyrtari i lartë citoi pikërisht mesazhin e publikuar në një faqe interneti të përdorur nga ekstremistët e djathtë, ku 21-vjeçari fliste për një zëvendësim kulturor dhe etnik si pasojë e ardhjes së emigrantëve nga Amerika Latine.

Gjithashtu, në mesazhin në fjalë, i postuar 20 minuta para se policia të merrte telefonatën e parë të emergjencës, atentatori shprehte simpatinë e tij për autorin e sulmit ndaj një xhamie në Kristçërç të Zelandës së Re, Brenton Tarrant, që vrau 51 persona. 21-vjeçari i identifikuar si Patrik Krusius hapi zjarr me një armë automatike të tipit Kallashnikov dhe u dorëzua pasi u rrethua nga oficerët e policisë jashtë qendrës tregtare.

“Ne do ta proçedojmë këtë çështje si vrasje në masë, por edhe si krim urrejtjeje, sepse ashtu duket se është”, deklaroi guvernatori i Teksasit, Greg Ebot, që e cilësoi ngjarjen ndër më fatalet në histori./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!