Basha: Rama gjobit bizneset e vogla e pasurohet vetë

schedule15:45 - 4 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 4 Gusht, 2019

Por kryetari i PD, Lulzim Basha e cilëson gjobitjen e bizneseve të vogla një tjetër formë dhune te kësaj qeverie.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Belsh, kreu i opozitës tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.

“Nëqoftëse para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani!- shprehet Lulzim Basha para demokratëve të Belshit. Ai tha se keqtrajtimi i biznesit të vogël ishte një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor./ABC News Albania 24/7