Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kujtuar përmes një postimi në rrjetin social facebook se sot shtatë vjet më parë, nën drejtimin e Partisë Demokratike shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur lirisht në Europë, duke shënuar aktin më domethënës e mbase edhe më të madhin sipas demokratëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo erdhi si fryt i një pune të palodhur – shkruan kreu i opozitës – në vendosjen e ligjit, luftën kundër krimit, sigurimin e kufijve si dhe plotësimi i mbi 120 kritereve politike e teknike të përmbushura. Shtatë vjet më vonë – thekson Basha me Edi Ramën në krye Shqipëria vendoset nën kontroll duke rrezikuar izolimin pas fuqizimit të krimit të organizuar dhe eksodit masiv të shqiptarëve.
Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May të organizuar mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit kreu i opozitës do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike./abcnews.al