Josep Borrell, përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka komentuar lajmet për lëshimin e një urdhri arresti për Vladimir Putin nga ICC për akuzat për krime lufte.
“Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës,” tha ai.
“Ky është vetëm fillimi i mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë në Ukrainë.” deklaroi Borrell.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë, bën me dije Sky News.
Gjykata tha në një deklaratë se presidenti rus “dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”. /abcnews.al