U kap me 11 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Muriqan 58-vjeçari nga Kosova

schedule10:57 - 17 Mars, 2023

schedule 10:57 - 17 Mars, 2023

Një 58 vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi tentoi që të kalonte mijëra euro në pikën kufitare të Muriqanit. Shtetasi N.F kishte fshehur në automjet 11 790 euro me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit. Ai u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Njoftimi i policisë:

PKK Muriqan/Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!