Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se vendet që u përpoqën të sjellin trazira në Ukrainë, do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës.
Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen BBC, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo komb pas pushtimit Rusisë do të merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme. Gjithashtu,ai paralajmëroi se vonesat e dërgimit të armëve perëndimor do të kushtonin jetë ukrainase.
“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.
Edhe pse Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga fuqitë perëndimore që nga pushtimi i Rusisë, shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut nuk janë përfshirë shumë për të ndihmuar Ukrainën.
“Nëse dikush në botë mendon se mënyra se si u soll ky apo ai vend, ose e trajtoi Ukrainën në momentin më të errët të historisë së saj nuk do të merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme, këta njerëz thjesht nuk e dinë se si funksionon diplomacia”, u shpreh ai teksa shtoi se Ukraina do ta mbajë mend se kush e mbështeti në momentet më të errëta të historisë së saj.
/abcnews.al