Australiani shënon rekord për seancën më të gjatë të sërfit

schedule08:43 - 17 Mars, 2023

schedule 08:43 - 17 Mars, 2023

Një burrë australian ka thyer rekordin botëror për seancën më të gjatë të sërfit dhe vazhdoi të qendronte në valë deri të premten në mbrëmjen me orën lokale.

Rekordi i Blake Johnston u shënua pas 30 orë e 11 minutash në ujë në plazhin Cronulla në jug të Sidneit.

Duke e përshkruar veten si “shumë të përgatitur”, Johnston u tha gazetarëve se do të vazhdonte pasi “ka ende një punë për të bërë”.

Me maratonën e tij në bord ka mbledhur rreth 240,000 dollarë për bamirësi.

Pasi shënoi rekordin, ai doli për një kohë të shkurtër nga deti në drekë të premten për një kontroll mjekësor dhe për të marrë pika për sytë./abcnews.al