Në bashkinë e Bulqizës mbizotëronte heshtja këtë të enjte. Qyteti i vogël i minierave u zgjua i tronditur nga lajmi i arrestimit të kryebashkiakut, Lefter Alla dhe 8 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë.
Qytetarët ndajne opinione te kunderta ne lidhje me arrestimin e kryebashkiakut.
“Sipas bëmave të veta. Sic kanë bërë punën kanë marrë edhe reston. Megjithëse ne nuk dimë gjë, si kryetar skemi pas vërejtje.”
“Mirë ua ka bërë. Nuk i njoh problemet e qytetit. Ato i di shteti.”
Ka të tjerë që thonë se pavarësisht asaj që ka ndodhur, Lefter Alla ka punuar për qytetin e tyre.
“Mesa e mendoj unë I drejtë për ne këtu në Bulqizë ka punuar. Nga të githë kryetarët ka dhënë kontribut.”
“E gjykoj të drejtë. Edhe ka punuar, edhe ka vjedhur. “
“Më shumë për ne si komunitet nga të gjithë kryetarët ka punuar Lefteri.”
Lefter Alla u zgjdh kryetar I bashkse se bulqisez ne vitin 2019. Alla njihet si një nga biznesmenët më të mëdhenj të kromit në zonën e Bulqizës. Ai ka qenë administrator i një kompanie ndërtimi, siç ka deklaruar edhe në inspektoriatin e deklarimit të pasurisë, por pas marrjes së mandatit e kaloi te disa të afërm të vet.