Bernardo Sopai është i riu që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ai njihet si luftëtari i arteve marciale mikse, pasi shpartalloi kundërshtarin për vetëm 13 sekonda.
Në një lidhje me Skype nga Suedia për “ABC e Mëngjesit”, Bernardo tregoi se karriera e tij filloi në Greqi ku theu rekordin, duke u shpallur kampion Ballkani. Më pas vendosi të largohej drejt Suedisë, ku po shkëlqen në këtë sport.
“Me trajnerin tim, e sulmojmë kundërshtarin. Kisha dy muaj përgatitje për atë ndeshjen dhe e dija se çfarë do të bënte, e dija si futet dhe po prisja të bënte atë gabimin. Edhe kur erdhi momenti, e kapa për 13 sekonda. Ky Lopez luan në një kategori më lart, po unë jam kampion në këtë organizat dhe ai erdhi te pesha ime, po nuk ia doli.
Mbase pas kësaj ndeshjes bëjmë ndonjë kontratë me UFC, shikojmë. Kjo është organizata më e madhe në MMA. Unë kam shumë njerëz që më mbështesin në Shqipëri dhe shoh që ka shumë njerëz që e ndjekin. Unë kur isha i vogël, 7 vjeç ika në Shqipëri me mamin dhe me vëllain, pastaj 17 vjeç kisha thyer rekord në Greqi, isha numri 1 në Greqi dhe në Ballkan. Pastaj, e pash që nuk eci më dhe erdha këtu në Suedi ta provoj dhe jetoj vetëm këtu, ku po merrem dhe me sport”, rrëfeu ndër të tjera i riu./abcnews.al