Ushtarët ukrainas pretendojnë se kanë rrëzuar një dron të armatosur të prodhimit kinez në territorin e tyre me armë automatike gjatë fundjavës.
Mugin-5 është një dron komercial i prodhuar nga një prodhues kinez me bazë në qytetin port të Xiamen, në bregun lindor të Kinës.
Disa blogerë të teknologjisë thonë se ata njihen si “Alibaba drone” sepse ato janë në dispozicion për shitje deri në 15,000 dollarë në faqet e internetit të tregut kinez.
Mugin Limited konfirmoi për CNN se ishte avioni i tyre, duke e quajtur atë një “incident të pafat”./abcnews.al