TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Bashkisë së Tiranës, Romina Kuko e ftuar në “Bardh a Zi”, tha se bashkia ka në fokus ndërtimin e shkollave të reja, në qytet dhe fshat. Sipas saj, Tirana sot ka 40 shkolla të reja dhe 20 të tjera janë rikonstruktuar.
“Bashkitë urbane kanë mbimarrë investime dhe kur ka ardhur puna të fshati, kanë mbetur pas. Parimi është se do ndërtojmë me të njëjtin standard, sepse Tirana është bashki hibride. Ky është parimi: bashki hibride, standard I njëjtë. Sot Tirana ka 40 shkolla të reja, 20 shkolla të rikonstruktuara”, tha ajo.
Ajo theksoi se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta/abcnews.al