Ngjela “zbërthen” lëvizjet e PD: Ja pse nuk duan të hyjnë në zgjedhje

schedule19:45 - 15 Mars, 2023

schedule 19:45 - 15 Mars, 2023

TIRANË- Avokati Spartak Ngjela e lexon ndryshe “rrëmujën” në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Ai thotë se duket që kjo parti me shumë gjasa nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje pasi sipas Ngjelës, të gjithë aktorët i frikësohen rezultatit të dobët më 14 maj.

“Nuk di çfarë të them. PD është kjo . Ajo s’ka hyrë njëherë në zgjedhjet, Saliu nuk hyri, lërë se çfarë thonë këta broçkulla Basha. Basha ku kishte gjë në dorë atëherë. Mos ka vendosur prapë të mos hyjë, sepse mos dalin keq. Kjo janë parti që, flas për PD, një parti, e cila dënon të gjithë elektoratin e saj të mos votojë, që nëse dalin dobët,  duhet të ikë lidershipi. E kuptoni se sa kalamaj që janë? Duke mos hyrë, nuk kanë përgjegjësi për rezultatin. Ja këtë kanë bërë. Këta janë albanezët në politikë, kështu kanë qenë në 30 vjet”, tha Ngjela./n.m.abcnews.al