Presidenti lituanez: Kina po mbështet Rusinë në luftën në Ukrainë, nuk është neutrale

schedule08:55 - 15 Mars, 2023

schedule 08:55 - 15 Mars, 2023

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda thotë se Kina po mbështet Rusinë në luftën e saj me Ukrainën, pavarësisht përpjekjes për të vepruar si një ndërmjetëse neutrale e paqes.

Nauseda tha se Pekini ka një rol të rëndësishëm në konfliktin e Ukrainës dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë.

“Për fat të keq, unë shoh se qëllimi i Kinës është të vazhdojë këtë luftë, ta bëjë këtë luftë edhe më të përgjakshme dhe në një situatë të tillë që Kina të jetë në formën e fshehur apo të hapur duke mbështetur Rusinë”, theksoi lideri lituanez.

“Është shumë e vështirë, të besosh se Kina mund të luajë rolin e ndërmjetësit midis dy vendeve. Ajo të paktën duhet të jetë neutrale”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!