Turqia shpëton 10 emigrantë të parregullt në Detin Egje

schedule21:42 - 14 Mars, 2023

schedule 21:42 - 14 Mars, 2023

Roja bregdetare turke shpëtoi dhjetë emigrantë të parregullt në Detin Egje, duke përfshirë një fëmijë.  Pas një njoftimi, një ekip u dërgua në brigjet e rrethit Didim në provincën Aydın pasi u mësua se azilkërkuesit ishin bllokuar në varka, thuhet në një deklarate në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare.

Azilkërkuesit janë dërguar në breg dhe më pas janë transferuar në një spital në afërsi. Ndërkohë, është nisur një operacion kërkimi për 21 persona të zhdukur.