Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare ka folur për mediat pas vendimit të kryetarit të KQZ për të mos regjistruar partinë në zgjedhjet lokale për shkak të mangësive në dokumentacion.
Sefa u shpreh se Celibashi i vonoi qëllimisht vendimin për PD dhe të gjitha veprimet e tij ka qenë politike dhe nuk i shërbejnë procesit.
“Komisioneri për më shumë se 8 ditë mban pezull shqyrtimin e kërkesës së PD, shtyn afatet qëllimisht.
Po e shtyn për të ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të PD.
Një pjesë e politikës ka 30 vite bashkë dhe pjesë e saj është edhe komisioneri.
Iu bë qartë komisionerit që ne nuk do të plotësonim asnjë dokument, ai në moment duhet të mblidhej dhe të shqyrtonte kërkesën.
Fakti tjetër që unë i thash të merren vendimet ndarazi, në mënyrë të çuditshme ai bashkon dy kërkesë në një shqyrtim që të bëhet pengesë e PD për regjistrim.
Të gjitha veprimet e komisionerit janë vendime politike që nuk i shërbejnë procesit”, tha ndër të tjera Sefa.r.t/abcnews.al