Eden Hazard është bërë barrë për Realin, ndërsa kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Në një intervistë ai ka shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Real Madrid.
“Do të doja të qëndroja, këtë e kam thënë gjithmonë. Shpresoj të kem një shans për të luajtur dhe për të treguar se e meritoj të jem këtu. Është normale që njerëzit të mos kenë besim tek unë. Por nëse varet nga unë, do të jem në Reali edhe sezonin e ardhshëm”, tha Hazard.
“Asnjëherë nuk e di, por largimi nuk është në planet e mia dhe nuk e di se çfarë mund të ndryshojë qëndrimin tim. Unë e di thellë brenda vetes se mund të ndihmoj ekipin. Mes nesh ka respekt të ndërsjellë, por nuk mund të them që flasim. Ai respekt do të mbetet gjithmonë sepse nuk mund të mos respektoj një njeri si Carlo Ancelotti”, ka thënë Hazard. /G.D abcnews.al/

