Resume.io analizoi ligjet për pushimet me pagesë dhe festat publike me pagesë, në çdo vend të botës dhe krijoi një paraqitje grafike, për të parë sasinë minimale të ditëve të pushimeve që punonjësit kanë të drejtë, të paktën në letër.
Edhe Kosova vjen pas saj, me 31 ditë pushimi të paguara gjithsej në vit.
Në krye të listës është Irani me gjithsej 53 ditë pushimesh, të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë midis festave publike dhe pushimeve me pagesë.
Shqipëria, ndër vendet me më shumë festa zyrtare në Europë
Sipas hartës për festat publike, Shqipëria është ndër vendet që ka më shumë ditë zyrtare pushimi në Europë, me 14 ditë gjithsej. Rekordin e mbajnë Islanda (16) dhe Lituania e letonia me nga 15. Në rajon, Kosova dhe Serbia kanë nga 11 ditë festa zyrtare, Maqedonia e Veriut 12, Bosnjë Hercegovina 10 dhe Mali i Zi 8. Në Europë më pak festat zyrtare ka Greqia me vetëm 6 ditë në vit.
Vendet me numrin më të ulët të pushimeve të paguara
Të dhënat në studim përqendrohen në dy lloje pushimesh me pagesë: festat publike dhe ditët e pushimeve me pagesë. Kombinoni ato së bashku dhe keni shumën totale të pushimit të paguar.
Disa vende afrikane, Europiane dhe të Azisë Qendrore, duke përfshirë Togon (43), San Marinon (46) dhe Jemenin (45), kanë qenë jashtëzakonisht bujarë me ditët e pushimeve.
Ndërkohë, të tjera, duke përfshirë vendet oqeanike të Mikronezisë (9) dhe Nauru (10), renditen në fund të listës. Shtetet e Bashkuara janë të barabarta me Naurun në vendin e dytë të fundit, me punonjës me vetëm 10 ditë pushimi në vit.
Cilat vende kanë ditët më të paguara të pushimit?
Nëse punoni me kohë të plotë dhe i kushtoni 40 orë në javë vendit tuaj të punës, shumë vende besojnë se ju meritoni pushim. Në shumicën e vendeve, ekzistojnë ligje për të siguruar leje ligjore për punonjësit. 22 vende kanë një politikë bujare pushimi 30-ditore, me 10 vende në kontinentin afrikan.
Megjithatë, shuma e pushimit të paguar në mbarë botën, shpesh varet nga qëndrimi i punonjësit. Dhe jo të gjitha vendet kanë të njëjtat minimume, pasi SHBA, Nauru, Mikronezia dhe Kiribati, kanë zero ditë pushimi me pagesë të mandatuar.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk do të thotë, që të gjithë punonjësit në këto vende kanë zero leje me pagesë. Kjo do të thotë se varet nga punëdhënësi, me disa kompani që përdorin leje bujare me pagesë për të joshur punonjës të aftë, ndërsa të tjerat nuk ofrojnë asnjë.
Shqipëria dhe Kosova renditen në vendet të cilat i rregullojnë dhe përcaktojnë ditët e pushimeve për punonjësit me ligj, me rreth 20 ditë pushimi të paguar vjetor, në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Italia, Holanda, Zelanda e Re etj.