Pas ndeshjeve të xhiros së 26-të të Serie A, gjyqtari sportiv vendosi dënimin me dy ndeshje me 5000 euro gjobë për lojtarin e Romës, Marash Kumbulla, i cili u përjashtua nga loja pasi shkelmoi Domenico Berardin gjatë ndeshjes përballë Sassuolos.
Gjithashtu një ndeshje pezullim për katër lojtarë, Giroud, Rincon, Tressoldi dhe Vecino. Mes drejtuesve, skualifikim me një turn për drejtorin e Leçes, Stefano Trinchera. Për Interin gjobë 8 mijë euro, Spezia 5 mijë euro dhe Bologna 2 mijë euro./ h.ll/abcnews.al