Britania dërgon ekspertë në Turqi për të vlerësuar dëmet e tërmeteve

schedule10:35 - 14 Mars, 2023

schedule 10:35 - 14 Mars, 2023

Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkuar, kanë udhëtuar në Turqi, për të ndihmuar në hetimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të muajit të kaluar.

Ata janë duke mbledhur të dhëna gjeologjike dhe janë duke kryer vlerësime të detajuara, se pse janë rrëzuar ndërtesat. Përgjatë punës me kolegët turq janë prezantuar disa shembuj të ndërtimeve të dobëta, përfshirë përzierjen e guralecëve me beton.

Por edhe fuqia e madhe e shkatërrimit ka qënë sigurisht një nga arsyet më të mëdha. Grupi turk përbëhet nga ekspertë të industrisë, si dhe akademikë që kanë kryer hetime për tërmetet e mëdha në tri dekadat e fundit.

Dy ekipet do të kombinojnë gjetjet, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ndërtimit.

Tërmeti 7.8 i shkallës rihter goditi jugun e Turqisë dhe një pjesë të Sirisë më 6 shkurt, dhe ndërkohë është raportuar për disa pasgoditje, po ashtu, të fuqishme. Më shumë se 50.000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri, si pasojë e këtyre tërmeteve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!