Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar presidentin kinez, Xi Jinping të zhvillojë bisedime me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u shpreh se Uashingtoni dëshiron që Kina të dëgjojë “jo vetëm perspektivën ruse” për luftën në vazhdim, shkruan Sky News.
Është raportuar se presidenti Xi planifikon të mbajë një video-telefonatë me Zelenskyy pasi udhëheqësi kinez të takohet potencialisht me Vladimir Putin në Rusi në fillim të javës së ardhshme.
Megjithatë, Sullivan tha se Ukraina nuk e ka konfirmuar një telefonatë mes Zelenskyy dhe Xi.
Një takim midis udhëheqësit kinez dhe Zelenskyy do të ishte një ngjarje e madhe dhe do të pasqyronte përpjekjet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës.
Kina ka mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me luftës./abcnews.al