Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një ndryshim në ligjin për nxitjen e punësimit. Lajmin e bëri me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi pas mbledhjes se kjo VKM detyron të gjitha bizneset private që të punësojnë persona me aftësi të kufizuara.
“Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, që parashikon që të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuara. Kjo nuk kufizohet vetëm tek bizneset.
Do të japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do t’i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do të duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar”, tha ajo./abcnews.al