Zbardhet dinamika e autorëve të ngjarjes në ‘Don Bosko’, shkak dyshohet përplasja mes bandave

schedule12:21 - 13 Mars, 2023

schedule 12:21 - 13 Mars, 2023

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e ‘Don Boskos’, ku mbeti e vrarë banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 10 vjeç. Policia dyshon se objektivi i atentatit ka qenë Fatjon Murati, pronari i lokalit.

Në momentin e atentatit në lokal ka qenë vëllai i Fatjon Muratit dhe xhaxhai i tij, i cili mbeti i plagosur si edhe djali i xhaxhait. Vëllai i Fatjonit kishte pak kohë që ishte kthyer në vend. Hetuesit dyshojnë se është një përplasje mes bandave. Përqendrimet janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë-Krujë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy persona nga një distancë që futen brenda mjetit që dyshohet se janë autorët. Nga veprimet paraprake, dyshohet që dy nga autorët kanë dalë nga makina dhe një herë kanë qëlluar nga brenda në ecje./abcnews.al