Policia në Moldavi ka arrestuar më shumë se 50 persona ndërsa mijëra u mblodhën për të protestuar kundër presidentes pro-evropiane Maia Sandu.
Rreth 4,500 protestues, duke denoncuar çmimet e larta, u mblodhën në kryeqytetin Kishinau të dielën, por policia ngriti postblloqe për t’i kufizuar ata larg ndërtesave qeveritare, shkruan Al Jazeera.
Zyrtarët thanë se 54 persona u arrestuan për shkelje të rendit publik. Disa autobusë me demonstrues u ndaluan të hynin në kryeqytet.
Pas protestave, qëndron politikani i opozitës Ilan Shor, një biznesmen në emigracion, i cili është i dënuar për mashtrim në lidhje me një skandal bankar prej 1 miliard dollarësh.
Slogani i protestës ishte “I kërkojmë qeverisë të paguajë faturat tona”./abcnews.al