Një ditë pas atentatit/ Lokali në Don Bosko ‘skenë krimi’, në xhama shenjat nga breshëria e plumbave

schedule10:20 - 13 Mars, 2023

schedule 10:20 - 13 Mars, 2023

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në lokalin në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku humbi jetën banakierja dhe u plagosën 6 persona. Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra ka raportuar nga lokali në zonën e banuar ndërsa nëpër xhama kanë mbetur shenjat nga breshëria e plumbave.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi. Siç raportoi gazetarja Xhensila Kodra, dyshimet janë se objektiv i atentatit ka qenë vetë Fatjon Murati. Pista kryesore e hetimit është hakmarrja mes grupeve kriminale. Murati nuk ndodhej në lokal kur ndodhi ngjarja.

Ai ia kishte dhënë me qira lokalin djalit të xhaxhait të tij. Një nga personat e plagosur është edhe xhaxhai i Fatjonit, Sahit Murati. Dyshohet se Fatjon Murati ka qenë në dijeni të përgatitjes së atentatit pasi është larguar ditën që ka ndodhur ngjarja. Dyshohet se është larguar drejt Turqisë./abcnews.al