Ngjarja në ‘Don Bosko’/ Objektivi ishte Fatjon Murati, dyshohet se është larguar drejt Turqisë

schedule09:06 - 13 Mars, 2023

schedule 09:06 - 13 Mars, 2023

Objektiv i atentatit të djeshëm në lokalin në zonën e Don Boskos në Tiranë ishte Fatjon Murati, një emër i njohur në botën e krimit. Ai dyshohet të ketë qenë shenjestra pasi para pak kohësh ishte liruar nga qelia. Murati i kishte dhënë me qira lokalin djalit të xhaxhait për të punuar.

Ndërkohë, nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Fillimisht policia dyshonte se autorët kanë përdorur një motor pasi kanë pikasur pranë lokalit por pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se bëhet fjalë për një mjet ngjyrë gri.

Dyshohet se ky mjet është përdorur nga autorët për vrasjen pasi është filmuar në rrugicat aty pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Kujtojmë që nga ngjarja e rëndë mbeti viktimë banakierja e lokalit, Mimoza Paja, ndërsa të plagosur mbetën 6 persona, njëri prej të cilave një fëmijë 10 vjeç.

Të plagosurit janë identifikuar si Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir bejuku, Genc Shohalli si dhe një e mitur 10 vjeç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!