Izraelitët protestojnë kundër disa ndryshimeve ligjore për 10 javë rresht

schedule23:27 - 12 Mars, 2023

schedule 23:27 - 12 Mars, 2023

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan më 11 mars kundër planeve të Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, që kërkon të bëjë ndryshime në sistemin gjyqësor të shtetit.

Protestat mbarëkombëtare kanë qenë një ngjarje e rregullt javore për më shumë se dy muaj, shkruan REL.

Pavarësisht protestave, kryeministri i Izraelit dhe aleatët e tij janë zotuar të vazhdojnë përpara me një sërë projektligjesh që do t’i heqin Gjykatës së Lartë aftësinë e saj për të rishikuar legjislacionin dhe për t’u dhënë politikanëve të koalicionit kontroll mbi emërimet në drejtësi.

Aleatët e Netanyahut argumentojnë se ndryshimet janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e gjyqtarëve të rinj. Kundërshtarët e tij thonë se ndryshimet do të përqendrojnë pushtetin në duart e Netanyahut dhe do të çojnë shtetin drejt sundimit autoritar.