Kurorëzimi i Charles është konfirmuar të bëhet më 6 maj. E ndërsa dihen shumë informacione për vetë ngjarjen, ende mbetet një pyetje e pazgjidhur nga fansat mbretërorë. A do të jetë prezent Princi Harry ?
Të dielën e kaluar, u zbulua se monarku i kishte bërë një ftesë Dukës dhe Dukeshës së Sussex, të cilët jetojnë në Montecito me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet Diana.
Një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex tha: “Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë në lidhje me kurorëzimin”. Nëse Princi Harry dhe Meghan vendosin të pranojnë ftesën e tyre, do të jetë interesante të shihet se ku vendos të qëndrojë çifti.
Është një element i ri që hyn në ekuacion pasi çifti u bë kryefjalë pasi atyre iu kërkua zyrtarisht të largoheshin nga shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage. Prona Windsor iu nënshtrua një rinovimi të plotë në 2019, duke kushtuar 2.4 milion £./abcnews.al