Rafael Leao padyshim është një lojtar kyç për Milanin dhe klubi po punon për të rinovuar kontratën e tij, edhe pse kohët e fundit nuk ka qenë e thjeshtë.
Së fundmi, Leao është takuar me Maldinin, të cilit i përcaktoi kërkesën e tij për rinovimin e kontratës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Leao ka kërkuar një pagë prej 7,5 milionë euro në sezon për 5 vite, një bonus nënshkrimi prej dy milionë euro, bonuse personale dhe ekipore dhe pagesën e gjobës nga ana e Milanit drejt Sportingut.
Tashmë topin e kanë drejtuesit e Milanit për të parë çfarë vendimi do të marrin./ h.ll/abcnews.al