“Klubi i Napolit është i shqetësuar për vendimin për t’u dhënë akses tifozëve gjermanë në ndeshjen e 15 marsit Napoli-Frankfurt në Champions League”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit italian.
Ky ishte qëndrimi zyrtar i Napolit pas vendimit të TAR që do të lejoj që tifozët e Frankfurt të mbërrijnë në stadium në funksion të ndeshjes së Champions Leauge të planifikuar për të mërkurën.
“Shqetësimi lind nga mundësia konkrete e trazirave që mund të lindin, siç theksohet nga Komiteti i Analizës së Ngjarjeve Sportive të Ministrisë së Brendshme. Vendimi është marrë nga seksioni V i TAR Campania i kryesuar nga Dr, Abruzzese, i cili do të marrë përgjegjësinë për atë që mund të ndodhë. Vendimi, nënvizohet, është marrë pavarësisht nga vlerësimet teknike të organeve përgjegjëse për këtë”, thuhej më tej në njoftimin zyrtar./ h.ll/abcnews.al