Inter në pozitë të vështirë për sulmin

schedule13:57 - 1 Gusht, 2019

schedule 13:57 - 1 Gusht, 2019

Interi në pozitë të vështirë pas refuzimit të Edinson Kavanit për të ardhur nga Paris Saint Germain. Jo vetëm kaq, por edhe sulmuesi Icardi nuk dëshiron të largohet, nëse nuk shkon tek Juventusi.

“Dy JO që bëjnë keq”.  Ky ishte titulli i ditës i “La Gazeta delo Sportit”, dhe i ishte dedikuar telasheve të Interit. Edhe me trajnerin Antonio Konte, edhe me drejtuesin e shkëlqyer ish-juventin Marota, sërish zikaltërit nuk po ia dalin me objektivat e tyre.

Dy “JO” erdhën nga Edinson Kavani dhe Mauro Icardi, pasi sulmuesi uruguajan deklaroi se do të mbetej tek Paris SG, ndërsa ai argjentinas tha prerë se “nëse nuk shkoj tek Juventusi, qëndroj tek Interi”.

Klubi milanez mërzitet edhe kur dikush i refuzon edhe kur një tjetër pranon të rrijë me të, pasi e tillë është gjendja.

Romelu Lukaku tashmë quhet lojtar i Juventusit, në një tjetër derbi të humbur me “Zonjën”, dhe kjo sepse Interi nuk ka as financat dhe as lojtarët e duhur për t’ia ofruar Manchester United.

Kavani duket se pëlqen PSG-në dhe Francën, sepse ndoshta di ndonjë gjë për ndonjë largim të mundshëm të Neymarit, ose sepse është i përshtatur mirë dhe nuk dëshiron të provojë të papritura në Serinë A.

Së fundi, Icardi. Ish-kapiteni e di se Interi nuk ka shumë kohë në dispozicion dhe se dënimet në futboll, shpesh kthehen në “fletë lavdërimi”.  Në një situatë tepër të vështirë, zikaltërit mund të kthehen tek ai, dhe kjo do të ishte një fitore e familjes, pra e Mauros dhe Uanda Narës.

Shpresa e vetme e Interit mbetet marrja e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, por vetëm boshnjaku nuk mund ta plotësojë repartin ofensiv, sidomos nëse Icardi përfundimisht largohet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!