Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij në Këlcyrë.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Luar, ndërsa shtetasi me iniciale E.P, dyshohet se është vetëvarur.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al