Në vazhdimësi të intervistës me gazetarin e ABC News, Nertan Prifti, tekniku brazilian Sylvinho flet dhe për përballjen e parë të eliminatoreve të Euro 2024, ndaj Polonisë, ku e shpreh haptazi shkallën e lartë të vështirësisë, që i pret “legjionarët”.
Pjesë nga intervista:
Pa mundësinë e një ndeshje miqësore, Silvinjo do të debutojë me kombëtaren shqiptare në sfidën e parë dhe të vështirë kundër Polonisë në eliminatoret e Euro 2024.
“Ne shkojmë atje të motivuar, duke punuar për të bërë një ndeshje të bukur. Pastaj, sigurisht, Polonia është e fortë. Ata janë mësuar të luajnë në Botëror, në Europian. Por futbolli është futboll. Punohet dhe 90 minutat janë ndryshe. Ne do të shkojmë aty për të bërë një ndeshje shumë të mirë. Pastaj nuk është rezultati final. Minuta e parë nis në Varshavë dhe përfundon në minutën e fundit të ndeshjes së fundit. Ne kemi tetë sfida dhe duhet t’i luajmë të gjitha mirë për të marrë sa më shumë pikë që të mundemi. Sigurisht, e nisim në një fushë të vështirë, kundër një skuadre të fortë, por ne do të shkojmë atje të luajmë shanset tona.”
Që nga dita e prezantimit, pyetja që bëjnë më shumë tifozët është nëse Silvinjo do të fusë pak “magji braziliane” në skuadrën kuqezi të mësuar me “katenacon” italiane?
“Unë jam i sigurt në përgjigjen time, Shqipëria do të jetë 100% Shqipëria, me shpirt, me zemër, me lojtarë të fortë siç edhe i kemi, pastaj diçka të vogël këtej apo andej po, por 100% Shqipëria, e kuqe dhe e zezë”. /abcnews.al
Intervista e plotë: