Një 32-vjeçar është proceduar penalisht, pasi nuk deklaroi një sasi të konsiderueshme parash në Pikën Kufitare në Morinë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen” me drejtue4s shtetasin Q.L.
Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al