Britania zotohet se do ndalë hyrjen e refugjatëve të paligjshëm, Sunak pritet të takohet me Macron

schedule11:14 - 10 Mars, 2023

schedule 11:14 - 10 Mars, 2023

Qeveria britanike pritet të shpallë një marrëveshje prej 200 milionë paundësh me Francën për të menaxhuar krizën e anijeve të vogla, ku hyjnë ilegalisht emigrantët.

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron priten të takohen sot në Paris, për të diskutuar mbi ndalimin e refugjatëve ilegalë.

Sunak do të shpenzojë paratë për policinë, inteligjencën dhe sigurinë për të ndaluar migrantët dhe për t’i parandaluar ata të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanal.

Paratë pritet t’i dorëzohen Parisit si pjesë e një marrëveshjeje trevjeçare. Marrëveshja, e cila do të përfshijë qindra policë shtesë francezë që patrullojnë plazhet, synon të “thyejë” modelin e biznesit të bandave të kontrabandës së njerëzve.

Propozimet synojnë të rrisin shkallën e përgjimit të varkave të vogla nga 42 përqind vitin e kaluar në 75 përqind.

Samiti do të nisë me Sunak dhe Macron. Më pas, të dy do të organizojnë një forum të tregtisë dhe investimeve përpara se të takohen me udhëheqës të rinj nga këshilli franko-britanik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!