“Kam pritur shumë gjatë”. Ishin këto fjalët e një burri nga Nju Jork, i cili u lirua të enjten pas 18 vitesh nga burgu, pasi u dënua për një vrasje që nuk e kishte kryer.
I riu afro-amerikan, tashmë 35 vjeç u dënua në vitin 2004 për vrasjen e një adoleshenti tjetër, 14-vjeçar në atë kohë, në Brooklyn . Sheldon Thomas tani është i lirë pasi një gjykatës pranoi kërkesën e prokurorisë për të rrëzuar dënimin.
“I pandehuri u arrestua falë një dëshmitari që tha se ishte dikush tjetër (në bazë të një fotoje), i cili kishte të njëjtin emër, një gabim që më vonë u mbulua dhe u justifikua në procedimin penal”, tha prokurori Eric Gonzalez.
Bazuar në këtë identifikim të gabuar, Thomas u arrestua në shtëpinë e tij dhe më vonë u identifikua nga i njëjti dëshmitar.
Identifikimi bëri që ai të gjykohej për vrasje dhe të dënohej me 25 vite burg.
/abcnews.al