Shpërthimi i tritolit i vendosur në banesën e Skëndër Likës, në Sanxhak të Laçit, tronditi të gjithë zonë dhe shkaktoi dëme materiale edhe te banesat përreth.
Një nga fqinjët e Likës, ka folur për mediat ku është shprehur se në momentin e shpërthimit ata janë frikësuar dhe ai ka dalë jashtë duke ecur nëpër xhama.
Ai shton se dëmi që i është shkaktuar është rreth 15 milion lekë.
“Nuk e kuptuam se çfarë kishte ndodh. Vetëm kur pashë policinë dhe morëm vesh që ishte vënë tritol. Nuk e di nëse ka pasur njerëz brenda, nuk kam parë gjë. Kur kam dalë, krejt dyrët e dritaret janë plasaritur, tjengullat i patë vetë.
U frikësuat?
Si nuk i frikësuam. I kam këmbët keq duke ecur nëpër xhama prej frikës.
Vlera e dëmit?
Vlera e dëmit rreth 15 milion lekë. Do të ndërrohet krejt çatia. Kushdo që ka qenë, unë si kam asnjërit borxh, kam biznesin dhe familjen”, u shpreh fqinji.r.t/abcnews.al