Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Sanxhak të Laçit, ku një sasi tritoli i vendosur në shtëpinë e Skënder Likës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe te banesat përreth.
LEXO EDHE: EMRI/ Tritol banesës në Sanxhak të Laçit, dëme të konsiderueshme materiale
Kush është Skënder Lika?
Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes arratis menjëher nga vendi i krimit së bashku me të birin.
Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).
Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.r.t/abcnews.al