Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vendimin e Ministrave të Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se pritjes së gjatë po i vjen fundi.
Ndër të tjera, Kurti nënvizoi se Kosova mezi pret hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian.
“Një hap më afër: I kënaqur nga Këshilli i BE-së. Vendimi unanim i sotëm në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, shkroi Kurti në Twitter.
One step closer: Pleased by @EUCouncil‘s unanimous decision today in favor of visa-free travel for our citizens. The long wait is coming to an end. We look forward to the upcoming final steps by the European Parliament. pic.twitter.com/ZBRpWKNnIf
— Albin Kurti (@albinkurti) March 9, 2023