Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmir me raketa ruse në Ukrainë, ku mbetën të vrarë 5 persona.
“Ka qenë një natë e vështirë. Një sulm masiv me raketa në të gjithë vendin. Rajonet e Kievit, Kirovohrad, Dnipro, Odesa, Kharkiv, Zaporizhzhia, Lviv, Ivano-Frankivsk, Zhytomyr, Vinnytsia.
Sulmet në infrastrukturën kritike dhe ndërtesat e banimit. Fatkeqësisht ka të lënduar dhe të vdekur. Ngushëllimet e mia për familjet. Te gjitha sherbimet jannë në funksion. Sistemi energjetik po restaurohet. Janë vendosur kufizime në të gjitha rajonet.
Armiku lëshoi 81 raketa në përpjekje për të frikësuar sërish ukrainasit, duke iu kthyer taktikave të tyre të mjerueshme. Pushtuesit mund të terrorizojnë vetëm civilët. Kjo është gjithçka që ata mund të bëjnë. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata.
Ata nuk do të shmangin përgjegjësinë për gjithçka që kanë bërë, “ tha Zelensky.
/abcnews.al