Nxiti protesta masive në të gjithë vendin, Gjeorgjia tërhiqet nga projektligji për “agjentët e huaj”

schedule08:31 - 9 Mars, 2023

schedule 08:31 - 9 Mars, 2023

Partia qeverisëse e Gjeorgjisë ka njoftuar se do të heqë dorë nga një projekt-ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj” pas dy netësh protestash të mëdha në Tbilisi për shkak të frikës se do të krijonte një ngërç midis kombit kaukazian dhe Europës.

Njoftimi u bë disa orë publik pasi dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë në natën e dytë të protestave, disa  u përplasën me policinë.

Protestuesit mund të shiheshin duke valëvitur flamurin e Bashkimit Europian, ku Gjeorgjia aplikoi për t’u bashkuar vitin e kaluar dhe atë të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, si dhe flamurin gjeorgjian.

Legjislacioni i diskutueshëm do të kërkonte që organizatat që marrin 20% ose më shumë të të ardhurave të tyre vjetore nga jashtë të regjistroheshin si “agjentë të huaj” ose të përballeshin me gjoba të rënda  një propozim që ekspertët e të drejtave paralajmërojnë se do të sjellë një efekt negative për shoqërinë civile në vend dhe do ta dëmtojë demokracinë.

Kritikët thanë se është një ligj i ngjashëm i përdorur nga Rusia për të shtypur disidencën dhe opozitën politike dhe njoftimi për të hequr dorë nga projektligji u mirëprit nga zyra e Bashkimit Europian në ish-Republikën Sovjetike.

“Ne inkurajojmë të gjithë liderët politikë në Gjeorgji që të rifillojnë reformat pro-BE, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konstruktive”, shkroi zyra në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

/abcnews.al